DIMENSIONështë një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Për një kompani të suksesshme në tregtimin e produkteve sportive, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant: GRAPHIC DESIGNER
Detyrat & Pergjegjesite
- Zhvillon konceptet, grafikët, faqosjen për ilustrimet e produkteve, logon e kompanisë dhe faqet e internetit, duke ruajtur standardet dhe stilin e brande-ve (markës)
- Dizenjon materialet e marketingut si broshura, fletëpalosje, postera, bannera etj
- Mirëmban dhe përmirëson grafikat e ndryshme në internet
- Dizenjon, ndërton dhe kujdeset për prezencën e mediave sociale
- Zhvillon ilustrimet dixhitale, softwer për redaktimin e fotografive dhe për të krijuar dizajne
- Krijon elemente vizualë si logot, imazhet origjinale, ilustrimet për të ndihmuar në përcjelljen e një mesazhi, duke përdorur ngjyrat dhe paraqitjet e duhura per secilën grafikë.
- Krijon dhe propozon imazhet, duke përfshirë zgjedhjen e ngjyrave, stilin e madhësinë e shkronjave;
- Koncepton anën vizuale dhe përgatit skicat duke u bazuar në kërkesat për produktin;
Kualifikimet & Aftesite
- Edukimi: Diplomë Universitare në Marketing.
- Eksperienca: Minimalisht 1 vit experience pune në të njëjtin profil.
- Aftesi:Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.Të ketë aftësi shumë të mira të programeve design.
Mënyra e Aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni
Ju Mirepresim
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”