EXCEL – Niveli Mesatar

Kohëzgjatja: 2 Dite

Pjesëmarrësit në trajnim: Punonjës të të gjitha departamenteve sidomos ato departamente që kanë të bëjnë me përdorimin e Excelit si departamentet e shitjes, kontabilitetit, logjistikës, BNJ, në mënyrë që të jetë i dobishëm në përpunimin e të dhënave dhe nxjerrjen e raporteve.

Numri i pjesëmarrësve: Në varësi të kërkesave të klientit

Rreth Trajnimit

Ky trajnim ju pajis me funksionet e një faqeje të Microsoft Excel. Moduli i trajnimit do të shpjegojë detaje të funksioneve të Excelit. Do të zgjeroj njohurinë mbi funksionet duke automatizuar veprimet. Do të prezantohen mënyra se si të menaxhoni të dhënat dhe si ti prezantoni ato nëpërmjet tabelave dhe grafikëve shpjegues. Përpunimi i të dhënave është i rëndësishëm në kryerjen e analizave të ndryshme që paraprijnë proceset e vendimarrjes. Të kurseni kohë me kërkimet e ndërlikuara apo ndërlidhjen e të dhënave. Të jeni në kontroll të ndryshimeve dhe ruajtjen e sigurisë së informacionit tuaj.

Objektivat e Trajnimit

Deri në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • si të punojnë në faqen bosh,
  • si të hedhin të dhëna të ndryshme në to dhe si t’i prezantojnë këto të dhëna
  • të bëjnë llogaritje të ndryshme
  • të krijojnë grafikë dhe
  • të punojnë me elementë dizenjimit nga ana vizuale, grafike etj.

Permbledhja e Temave

Moduli 1:  Funksionet
Moduli 2:  Punimi i të dhënave
Moduli 3: Punimi me të dhëna të jashtme
Moduli 4: Grafikët
Moduli 5:  Tabelat
Moduli 6: Veglat ndërvepruese
Moduli 7: Auditimi i të dhënave

Rreth Nesh
Blog
Kontakt

Sherbimet

Konsulence per Manaxhim

Gjetje ekzekutivesh

Rekrutime Personeli

Staff Leasing

Programe trajnimi
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi Financiar
Software per HR

Pozicione Vakante

Ekonomist
Agronom
Agjent-Shitje

Follow Us