ARKITEKT
APLIKO taNIDIMENSIONështë një kompani këshilluese, trajnuese dhe implementuese në fushën e Menaxhimit strategjik të Burimeve Njerëzore me përvojë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Për një kompani të madhe në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
ARKITEKT
DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
- Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
- Koordinon dhe zbaton Projektin.
- Analizon dhe Vizaton detajet tip.
- Përgatit brenda afateve të caktuara vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik.
- Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
- Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit.
- Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore.
- Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve.
- Përgatit vizatimet arkitekturore për përfshirjen e tyre në paketat e tenderimit.
- Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm
KËRKESAT
- Edukimi: Diplomë të shkollës së larte ne Arkitekture.
- Eksperienca: Preferohet mbi 5 vjet në Projektim dhe Zbatim.
- Aftësi:
– Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze
– Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup
– Aftësi kritike mbi detajet e punimeve arkitekturore nga ana funksionale dhe estetike.
Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të mirëpritur të dërgojnë aplikacionin e tyre (CV) në adresën e postës elektronike:rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi specifikoni në rreshtin e temës së postës elektronike vendin e lirë për të cilin po aplikoni
Ju lutemi specifikoni në rreshtin e temës së postës elektronike vendin e lirë për të cilin po aplikoni
Ju Mirepresim
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”