• Vlore

Dimension HR

Dimension po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant SALES MANAGER për një kompani që operon në fushën e Real Estate dhe shërbimeve akomoduese në industrinë e turizmit.


Përmbledhje

Menaxheri i shitjes në Vlorë suporton në zhvillimin dhe planifikimin e strategjive të shitjes, propozon plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, siguron gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit dhe aktiviteteve të shitjes: para shitja, shitja dhe pas shitja; si edhe mirëmban dhe menaxhon projektin/projekte të cilat ka në ngarkim, me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë.


DETYRAT E POZICIONIT

  • Kryen planifikimin e nevojshëm për përgatitjen e buxhetit vjetor të shitjeve;
  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënien me klientët e rinj dhe ekzistues;
  • Menaxhon marrëdhënien me agjensitë e Real Estate për shitjen e pronave, përpilimin e kontratave dy paleshe, rifreskimin e vazhdueshëm të informacionit të shitjeve;
  • Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;
  • Menaxhon të gjithë procesin e finalizimit të kontratave me klientët dhe shoqëritë investitorë;
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët duke pasur prioritet gjenerimin e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit të shitjeve dhe aktiviteteve të shitjes: para shitja, shitja dhe pas shitja; me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë;
  • Kryen studim të tregut imobiliar duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencialë, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bërë një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion në përgatitjen e tipologjisë së produktit;
  • Përshihet që në momentin fillestar të projektit në sugjerime për tipologjitë e projektit, % e tyre dhe çdo element tjetër i nevojshëm nga pikëpamja e shitjes;
  • Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;
  • Raporton ecurinë e shitjeve dhe përpilon raporte të ndryshme që mund të nevojiten për projektin;
  • Ndjek çdo problematikë të projektit, sinjalizon eprorin për marrjen e masave të nevojshme për zgjidhjen e tyre.
  • Informon klientin në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin, mirëmbajtjen dhe shërbime të tjera që ofron investitorti;
  • Informon klientin mbi fazat e ndryshme në të cilat kalon ndërtimi i një objekti dhe afatet kohore të realizimit të tyre nga investitori;
  • Reklamon, prezanton dhe shet produktet e portofolit të kompanisë imobiliare, klientëve ekzistues dhe atyre potencialë si dhe i ndihmon ata për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre;
  • Plotëson draft kontratën e shitjes sipas drafteve të miratuara nga departamenti ligjor (kontrata sipërmarrje, premtim shitje, kalim të drejtash, revokim, etj.);
  • Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;
  • Plotëson kontratat përfundimtare të shitjes për pronat e hipotekuara, ndjekja e procedurave noteriale;
  • Suporton Marketingun me informacione të ndryshme për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në fushën e biznesit;
Eksperienca: Të ketë eksperiencë minimalisht 3 vjet në të njëjtën fushë
Aftësi:

  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • Aftësi të mira në biznes dhe shitje;
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup;
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read);
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese;
  • Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor;
  • Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët;
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime;
  • Të posedojë patentë për drejtim automjeti;
  • Të jetë fleksibël;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «Sales Manager »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×